Me 76 vota për, 6 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka formuar komisionet gjegjëse, që do të merren me amendamentimin e Kushtetutës dhe reformat në sistemin zgjedhor. Këto reforma, mes tjerash, pritet të sjellin si risi zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët dhe shtimin e zonave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e dy komisioneve të përkohshme për amendamentimin e Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Komisionet do të kenë nga nëntë anëtarë. Ai për ndryshime kushtetuese do të kryesohet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ndërkaq komisioni për reformat zgjedhore nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli.
Formimi i këtyre komisioneve është rezultat i marrëveshjes Thaçi - Mustafa - Pacolli, me të cilën jo vetëm se ishte tejkaluar nyja e zgjedhjes së presidentit, por edhe ishte arritur pajtimi për disa ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, udhëheqës i seancës në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, tha se formimi i komisioneve është miratuar nga Kuvendi në formë të rezolutës.
“Në bazë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi më 7 prill të vitit 2011, kryetarët e grupeve parlamentare i kanë propozuar Kuvendit formimin e dy komisioneve: komisionin për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës dhe komisionin për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, theksoi Haliti.
Reformat kushtetuese e zgjedhore u cilësuan si domosdoshmëri për shtetin e Kosovës dhe gjithë qytetarët nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
“Padyshim që është interesi i qytetarëve dhe i të gjitha subjekteve politike që këto komisione të formohen dhe të bëhen këto ndryshime, në mënyrë që atje ku ka pasur evidencë për lëshime dhe të meta, ato të përmirësohen përmes infrastrukturës ligjore, duke filluar nga akti më i lartë, që është Kushtetuta”, tha Beqiri.
Me mënyrën e procedimit të ndryshimeve kushtetuese dhe reformave zgjedhore nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse ka pranuar që të marrë pjesë në punën e komisioneve.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se ndryshimet kushtetuese kanë qenë domosdoshmëri, por, sipas tij, ato ndryshime duhet të përfshijnë bazën e saj, duke e ngritur Kushtetutën mbi Planin e Ahtisarit.
“Ndryshimet, të cilat i nevojiten Kushtetutës së Kosovës, janë ndryshime thelbësore, të cilat e shndërrojnë atë në një Kushtetutë të një shteti sovran, pra në një akt më të lartë juridik të vendit, i cili është mbi të gjitha dokumentet tjera, e jo siç është kjo Kushtetutë aktuale nën Planin e Ahtisarit. Pra, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në këto komisione për shkak të rëndësisë së tyre”, tha Ymeri.
Votimi për komisionet solli si rezultat 76 vota për, 6 kundër dhe 4 abstenime.
Fillimisht, ndryshimet kushtetuese ishin prezantuar si amendamentime për sa i përket nenit për zgjedhjen e presidentit, duke përcaktuar që presidenti në të ardhmen të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Mirëpo, ditët e fundit, ishte vetë kryeministri Hashim Thaçi ai i cili tha se këto ndryshime do të jenë rrënjësore. Madje, ai konstatoi se pas ndryshimeve kushtetuese, do t’i vijë fundi edhe fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Sipas marrëveshjes dhe rezolutës së miratuar në Kuvend, komisioni për amendamentimin e Kushtetutës do të kryejë punën e vet në një afat prej 6 deri në 9 muaj.
Pas miratimit të ndryshimeve, parashihet edhe një fazë prej tre muajve për caktimin e zgjedhjeve të para presidenciale.
Te reformat zgjedhore risi do të jetë krijimi i zonave zgjedhore. Deri më tani, Kosova ka qenë një zonë, përderisa me reformat parashihet të ketë më shumë zona.
Këto reforma pritet të zgjasin nga 8 deri në 12 muaj. Sipas marrëveshjes, edhe reformat zgjedhore do të prodhojnë si rezultat zgjedhje parlamentare, diku në fund të vitit 2013.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e dy komisioneve të përkohshme për amendamentimin e Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Komisionet do të kenë nga nëntë anëtarë. Ai për ndryshime kushtetuese do të kryesohet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ndërkaq komisioni për reformat zgjedhore nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli.
Formimi i këtyre komisioneve është rezultat i marrëveshjes Thaçi - Mustafa - Pacolli, me të cilën jo vetëm se ishte tejkaluar nyja e zgjedhjes së presidentit, por edhe ishte arritur pajtimi për disa ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, udhëheqës i seancës në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, tha se formimi i komisioneve është miratuar nga Kuvendi në formë të rezolutës.
“Në bazë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi më 7 prill të vitit 2011, kryetarët e grupeve parlamentare i kanë propozuar Kuvendit formimin e dy komisioneve: komisionin për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës dhe komisionin për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, theksoi Haliti.
Reformat kushtetuese e zgjedhore u cilësuan si domosdoshmëri për shtetin e Kosovës dhe gjithë qytetarët nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Me marrëveshjen Thaçi - Mustafa - Pacolli, është arritur pajtimi për disa ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.
Si iniciues i formimit të këtyre komisioneve, Beqiri tha se të gjitha partitë në Parlament janë pajtuar që t’i dërgojnë anëtarët e tyre, në mënyrë që menjëherë pas aprovimit, komisionet të fillojnë me punën. “Padyshim që është interesi i qytetarëve dhe i të gjitha subjekteve politike që këto komisione të formohen dhe të bëhen këto ndryshime, në mënyrë që atje ku ka pasur evidencë për lëshime dhe të meta, ato të përmirësohen përmes infrastrukturës ligjore, duke filluar nga akti më i lartë, që është Kushtetuta”, tha Beqiri.