Nga sot, 29 subjekte politike e iniciativa qytetare nisin zyrtarisht fushatën paraelektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Për dhjetë ditë me radhë, partitë politike do të shpalosin programet dhe idetë e tyre. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka ftuar ato për një fushatë të ndershme dhe korrekte.
“U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që fushatën parazgjedhore ta bëjnë në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi, duke zhvilluar garë korrekte të programeve dhe ideve, pa nxitur dhe provokuar urrejtje e mosdurim”.
“Një fushatë korrekte dhe demokratike do të na sigurojë votim të qetë e të rregullt dhe përfundim të suksesshëm të të gjithë këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka bërë thirrje për respektim të plotë të Kodit të Sjelljes, i cili është miratuar ditë më parë nga vetë partitë politike.
Përveçse të jashtëzakonshme, zgjedhjet e 12 dhjetorit janë të parat zgjedhje parlamentare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në to do të marrin pjesë 29 subjekte politike, nga të cilat 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e komunitetit serb, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka kërkuar fushatë më të qetë nga ajo që është parë në zgjedhjet e kaluara. Kjo njëherësh është kërkesë edhe e autoriteteve ndërkombëtare që veprojnë në vend.
“Mesazhet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, nga të gjithë ata që janë të kyçur në këtë proces zgjedhor, kanë qenë që kjo fushatë të jetë sa më e qetë, sa më demokratike dhe sa më fer. Të përdorët një gjuhë jo e ashpër, një gjuhë politike e jo një gjuhë që e kemi dëgjuar në zgjedhjet e mëparshme”, është shprehur Daka.
Ajo ka rikujtuar adresat në rast të ndonjë ankese për parregullsi.
“KQZ-ja mund të pranojë ankesat eventuale, lidhur me fushatën zgjedhore. Një gjë e tillë mund të bëhet edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga vetë subjektet politike”, ka theksuar Daka.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar mbi 6,500 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve. Valdete Daka ka pohuar se akreditimi i mbikëqyrësve ndërkombëtarë do të vazhdojë deri më 6 dhjetor.
“Gjatë ditës, me siguri që do të akreditohen edhe vëzhgues të tjerë, të cilët kanë aplikuar. Afati i fundit për akreditim për OJQ-të dhe për vëzhguesit e subjekteve politike, është dita e sotme. Pothuajse nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë qenë të interesuara, kemi vëzhgues të akredituar”, ka thënë Daka.
Edhe koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që do t’i monitorojë zgjedhjet me rreth 5 mijë vëzhgues, ka bërë thirrje për një gjuhë të pastër gjatë tubimeve parazgjedhore. Drejtuesi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu, është shprehur:
“Ne, si ‘Demokraci në Veprim’, edhe sot kur ka filluar fushata zgjedhore, u bëjmë thirrje subjekteve politike që të përdorin një gjuhë korrekte dhe të garantojnë, të jenë pjesë e një gare të lirë e të drejtë përballë qytetarëve, në mënyrë që të mund t’iu ofrojnë atyre sa më shumë informacione mbi programin dhe kandidatët e tyre”.
“Demokracia në Veprim” do t’i monitorojë edhe tubimet paraelektorale të partive politike, koston e financimit të fushatave elektorale, si dhe mediat në pasqyrimin e fushatave dhe debateve për zgjedhje.
Ndër premtimet kryesore të subjekteve politike sivjet është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Udhëheqësit e partive zotohen edhe për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë.
Lexoni edhe këtë: Votuesi dhe zgjedhjet