Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
11:25 22.12.2022

Protestë në Rudarë

Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë pritet të protestojnë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme, të mbledhurit në protestë pritet t’i kundërshtojnë “ultimatumet dhe afatet” për heqjen e barrikadave.

Nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e Pantiqit.

Grumbullimi i protestueseve.
Grumbullimi i protestueseve.

11:35 22.12.2022

EULEX-i shton praninë në veri

Njësitet e EULEX-it afër urës së Ibrit. 9 dhjetor 2022.
Njësitet e EULEX-it afër urës së Ibrit. 9 dhjetor 2022.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, ka njoftuar se është duke monitoruar situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, ka thënë EULEX-i, nëpërmjet një njoftimi për media.

EULEX-i më tej ka shtuar se njësitet e specializuara të këtij misioni janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

11:43 22.12.2022

Çfarë e nxiti protestën e serbëve në veri?

Një intervistë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha për The Guardian nxiti reagime të shumta të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë. Por çfarë tha Kurti për largimin e barrikadave dhe si e interpretuan serbët deklaratën e tij?

Në tekstin e mëposhtëm mund të lexoni një verifikim se çfarë thanë Kurti e Rakiq për “viktimat” në veri?

11:50 22.12.2022

Fotografitë e para nga protesta në veri

Ekipi i Radios Evropa e Lirë është duke përcjellë protestën e qytetarëve serbë në veri dhe sjell këto fotografi nga terreni.

Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
Edhe KFOR-i ka rritur prezencën.
Edhe KFOR-i ka rritur prezencën.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG