Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
14:58 20.12.2022

Çfarë thanë Kurti dhe Rakiq për "viktimat" në veri? 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet po tregohen të kujdesshme, dhe u kanë dhënë kohë trupave të KFOR-it për të larguar barrikadat në veri, për shkak se "nuk përjashtohet mundësia e viktimave".

Këtë deklaratë të Kurtit, dhënë The Guardian, lideri i Listës Serbe e ka interpretuar si thirrje për "vrasjen e serbëve".

Ne kemi verifikuar këto dy deklarata dhe në artikullin më poshtë mund të mësoni më shumë:

15:57 20.12.2022

Dita e njëmbëdhjetë e barrikadave në veri


Për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, rrugët në veri të Kosovës, që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, mbeten të bllokuara.

Në fshatin Rudarë të Zveçanit, situata më 20 dhjetor ishte e qetë. Disa serbë lokalë, kanë vendosur tenda pranë barrikadave dhe po qëndrojnë aty me turne.

Banorët po ndezin zjarr gjatë natës për t'u ngrohur gjatë kohës kur po qëndrojnë pranë barrikadës në Rudarë.
Banorët po ndezin zjarr gjatë natës për t'u ngrohur gjatë kohës kur po qëndrojnë pranë barrikadës në Rudarë.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Kosova thotë se Pantiq dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, autoritetet kanë raportuar se janë ngritur nëntë barrikada, që sipas Policisë së Kosovës, po pengojnë lirinë e lëvizjes në veri.

Barrikada në Rudarë. 20 dhjetor 2022
Barrikada në Rudarë. 20 dhjetor 2022
17:16 20.12.2022

Kush duhet t'i heqë barrikadat?

Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë.

Për më shumë, lexoni tekstin:

18:58 20.12.2022

Vuçiq kërkon që NATO-ja “të mbrojë serbët në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë takimit në Beograd me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Munsch, ka kërkuar që NATO të mbrojë serbët në Kosovë.

“I kam kërkuar NATO-s të mbrojë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi dhe e falënderova për mirëkuptimin ndaj politikës së neutralitetit të Serbisë”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po ashtu ka biseduar me admiralin Munsch lidhur me situatën në Kosovë dhe aktiviteteve të KFOR-it.

Në deklaratën për media, u tha se dy zyrtarët kanë këmbyer mendime “lidhur me gjendjen aktuale dhe perspektivën e bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s” si për çështjet e sigurisë rajonale, evropiane, por edhe ato botërore.

Ministri serb i Mbrojtjes, që po ashtu është takuar me admiralin Munsch, tha se Beogradi nuk dëshiron përshkallëzim të situatës në Kosovë dhe se Serbia është e përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut.

Lajmi e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG