Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
22:08 19.12.2022

Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, për zhvillimet e fundit dhe gjendjen e sigurisë.

Megjithatë, më shumë detaje nga ky takim nuk janë bërë publike.

Takimi i Osmanit me komandantin e KFOR-it vjen në ditën e njëjtë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në koordinim me këtë mision të NATO-s në Kosovë për largimin e barrikadave, që janë vendosur nga disa serbë lokalë.

Më 19 dhjetor, Kurti tha se barrikadat nuk do të qëndrojnë edhe shumë gjatë, por tha se KFOR ka kërkuar “edhe pak kohë prej neve”.

10:15 20.12.2022

Admirali i NATO-s takon Vuçiqin në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të presë sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.

Takimi, sipas presidencës serbe, do të mbahet nga ora 10:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por se "nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë".

11:42 20.12.2022

Munsch: Presim koordinim të ngushtë me KFOR-in

Në një intervistë për agjencinë serbe, Beta, udhëheqësi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. Ai shtoi se KFOR-i është "plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve", tha ai.

Munsch është takuar sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

13:42 20.12.2022

Roli i dyfishtë i djathtistëve për pushtetin e Vuçiqit

Tubimi i djathtistëve nga Serbia, më 18 dhjetor, në vendkalimin kufitar me Kosovën, Jarinjë, me sloganin “Lutuni Zotit dhe rrini pas Rusisë”, ishte i treti i tyre brenda një jave.

Para Jarinjës, ata protestuan dy herë në qendër të Beogradit. Njëra protestë u zhvillua para Presidencës së Serbisë, ku ndodhet edhe kabineti i presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në protesta u tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe u kërkua ndërprerja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili zhvillohet që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë KËTU.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG