Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
14:26 13.12.2022

Situatë e njëjtë në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, por se pjesëtarët e saj janë vigjilentë dhe të angazhuar “në interes të sigurisë së përgjithshme”.

“Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë, Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.

14:34 13.12.2022

Kurti takon pasdite Escobarin dhe Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet pasditen e 13 dhjetorit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për këtë rajon, Mirosllav Lajçak.

Kurti është takuar me Escobarin edhe një ditë më parë, dhe sipas Zyrës së kryeministrit, palët kanë biseduar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.

Më 12 dhjetor, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë rajonin e Ballkanit me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.

15:29 13.12.2022

Autoritetet në Kosovë thonë se asnjë marrëveshje nuk e ndalon angazhimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Sipas autoriteteve serbe, institucionet e Kosovës nuk mund të angazhojnë këtë njësi në rajonin verior.

Lexojeni në këtë material se çfarë parasheh Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar më 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

16:43 13.12.2022

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur edhe për situatën në veri.

Qëndroni me ne!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG