Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
15:03 11.12.2022

Policia e Kosovës: Nuk kemi maltretuar asnjë person

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, se është keqtrajtuar një qytetar serb afër digës së Ujmanit, duke thënë se zyrtarët policorë vetëm kanë “legjitimuar një person, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Petkoviq shkroi të dielën se kishte informuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se një punonjës serb ishte keqtrajtuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

“Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, shkroi Petkoviq.

Mirëpo, Policia e Kosovës i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se zyrtarët policorë nuk kanë “maltretuar asnjë person apo punonjës, siç është publikuar në media, por vetëm kanë legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer incizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Lexoni lajmin e plotë në këtë link.

16:11 11.12.2022

Vuçiq thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Sipas njoftimit për media, takimi i 11 dhjetorit pritet të nisë në orën 19:00.

16:47 11.12.2022

Zhvllimet kryesore deri tani:

Të nderuar lexues,

Nëse po na bashkoheni tani në mbulimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve në veri të Kosovës, ja çfarë ka ndodhur gjatë të dielës:

  • Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një patrullë vëzhguese në Rudarë është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës.
  • Përfaqësues të SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe të tjerë e kanë dënuar këtë veprim.
  • Barrikadat e ngritura më 10 dhjetor kanë vazhduar edhe të dielën. Janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.
  • Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga qytetarët në veri të lejohet lëvizja e KFOR-it dhe EULEX-it.
  • Më 11 dhjetor u mblodh Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po pret që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, t’i largojë barrikadat nga veriu. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bëri thirrje serbëve lokalë t’i largojnë barrikadat.
  • Edhe Serbia ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të dielën në orën 19:00. Më herët gjatë ditës, Vuçiq tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”.
16:55 11.12.2022

Ministrja e Jashtme: Borrell duhet t'i dënojë edhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës


Ministrja e Punëve të Jashme, Donika Gërvalla, ka thënë se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, gjithashtu duhet t'i dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin “duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale”.

“Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejmë [të situatës]”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG