Ku janë barrikadat?
Grupe qytetarësh serbë, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur mbi dhjetë barrikada në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Këto janë disa nga vendet ku ndodhen barrikadat:
Barrikadat përmes fotografive
Policia konfirmon ngritjen e barrikadave të reja në veri
Në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës (Dudin krsh), konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës.
“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare, janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda”, tha Policia.
Barrikada e vendosur në Mitrovicë të Veriut gjendet tek udhëkryqi i Shkollës Teknike, tha Policia.
Ky lokacion gjendet në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Ndërkaq, barrikada e vendosur te Shkëmbi i Dudës pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU
Fotografi të barrikadës së re në Mitrovicë të Veriut
Mëngjesin e 27 dhjetorit, në Mitrovicë të Veriut është ngritur një barrikadë.
Barrikada është vendosur në një rrugë që lidh Mitrovicën e Veriut - të banuar me shumicë serbe - me atë të Jugut, që banohet me shumicë shqiptare.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë sjellin disa fotografi të barrikadës së re të ngritur në Mitrovicë të Veriut: