Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
13:03 22.12.2022

Jevtiq: Serbët janë të bashkuar

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, nga radhët e Listës Serbe, duke folur në protestën që po zhvillohet në Rudarë të Zveçanit, tha se në këtë “luftë” serbët janë të bashkuar.

Ai tha se qëllimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është që të mos ketë serbë në jug dhe në veri të Ibrit, ose të ketë "vetëm nga ata që duan t'i përulen".

12:59 22.12.2022

Serbët në protestë: Qëllimi i arrestimeve është “frikësimi” i popullit serb

Në fillim të protestës, turmës iu drejtua djali i Dejan Pantiqit, Predrag Pantiq, si dhe ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe të tjerë nga sektori i arsimit dhe drejtësisë.

Ata thanë se duan paqe, duan të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, se nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar, por janë kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Ata i dënuan arrestimet në veri dhe dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në atë pjesë të Kosovës. Ata thanë se qëllimi i arrestimeve ishte “frikësimi” i popullit serb.

12:19 22.12.2022

Bërnabiq: KFOR-i nuk na është përgjigjur ende

KFOR-i duke monitoruar situatën në veri.
KFOR-i duke monitoruar situatën në veri.

Në ditën kur serbët po protestojnë në pjesën veriore të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha të enjten se KFOR-i nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Serbisë për të dërguar deri në 1.000 forca serbe në Kosovë.

“Ne presim një përgjigje për këtë kërkesë”, tha Bërnabiq për Televizionin serb Hepi.

Serbia e ka bërë këtë kërkesë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, ndërsa KFOR-i ka thënë më herët se është duke e shqyrtuar atë.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 13 dhjetor se SHBA-ja është kategorikisht kundër mundësisë së kthimit të forcave serbe në territorin e Kosovës.

12:15 22.12.2022

Qytetarë serbë nisin protestën në Rudarë

Grupe të qytetarëve serbë nisën protestën në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se në protestë u mblodhën edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës.

Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.

Në mesin e të pranishmëve ka edhe prej atyre që punojnë në institucionet e Kosovës, kryesisht në ato të vetëqeverisjes lokale.

Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thonë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklarojnë se janë detyruar të vijnë. Tubimet e tilla janë “obligim pune” për punonjësit në institucionet serbe në Kosovë.

Protestuesit bartnin me vete një falmur të gjatë të Serbisë.
Protestuesit bartnin me vete një falmur të gjatë të Serbisë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG