KFOR-i publikon pamje të stërvitjeve në veri
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shpërndarë në Twitter pamje të stërvitjeve ushtarake në veri të Kosovës për, siç thuhet, testimin e aftësive të misionit për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
Më 18 dhjetor, KFOR-i njoftoi se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.
Të premten e kaluar, ky mision njoftoi se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.
KFOR: Përdorimi i dhunës në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, i papranueshëm
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjelljes agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin për media të 21 dhjetorit, të këtij misioni.
Përshëndetje të nderuar lexues,
Po e rikthejmë raportimin për zhvillimet në veri dhe ngjarjet tjera që lidhen me të.
Faleminderit që na ndiqni!
Të nderuar lexues, këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për zhvillimet në veri të Kosovës.
Rikthehemi sërish gjatë së mërkurës.
Faleminderit që ishit me ne!