Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
11:59 14.12.2022

Vuçiq pyet Perëndimin “nëse do t’i respektojë marrëveshjet që i ka bërë vetë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyeti të mërkurën partnerët perëndimorë “nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë”.

Vuçiq i bëri komentet në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, në prag të takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se “i kërkon Perëndimit të tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumente të rëndësishme do të respektojë”.

Shumica e dokumenteve që përmendi Vuçiq, i referohen Kosovës.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë - shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003 - dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Dhe, në vazhdën e dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE të së ashtuquajturës Kosovë, pyetja ime është se a do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë”, tha Vuçiq.

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në BE, i cili një ditë më vonë do të dorëzohet në Republikën Çeke - vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Nga e majta: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke nënshkruar aplikimin për anëtarësim në BE. Prishtinë, 14 dhjetor 2022.
Nga e majta: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke nënshkruar aplikimin për anëtarësim në BE. Prishtinë, 14 dhjetor 2022.

11:23 14.12.2022

Objektet e hotelerisë të mbyllura

Në Mitrovicë të Veriut janë mbyllur objektet e hotelerisë, ndërsa në dyqanet me ushqime të shpejta thonë se ofrojnë vetëm shërbimin "merr me vete".

Punonjësit thonë në kushte anonimiteti se "nuk lejohet ulja këtu", por nuk tregojnë se nga kush.

REL sjell këto pamje nga terreni:

Mitrovicë e Veriut, 14 dhjetor.
Mitrovicë e Veriut, 14 dhjetor.
Mitrovicë e Veriut, 14 dhjetor.
Mitrovicë e Veriut, 14 dhjetor.

10:41 14.12.2022

Çfarë thonë në Beograd?

09:40 14.12.2022

SHBA-ja i jep Kosovës garanci për sigurinë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja, sipas tij, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

Serbia paralajmëroi se, më 15 dhjetor, do t'i dërgojë një kërkesë të tillë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Intervistën e plotë me zotin Escobar mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG