Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
11:52 12.12.2022

Rrugët në veri mbesin të bllokuara

Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rrugët në veri të Kosovës, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Disa grupe të qytetarëve serbë atje filluan ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, kur autoritetet në Kosovë njoftuan për arrestimin e një ish-polici serb.

10:59 12.12.2022

Ekipi i REL-it dokumentoi një kamion që, me sa duket, është donacion i Bashkimit Evropian dhe po përdoret nga disa qytetarë serbë për të bllokuar rrugët në veri të Kosovës.

Rudarë, 12 dhjetor 2022.
Rudarë, 12 dhjetor 2022.

10:34 12.12.2022

Nga arkivi i REL-it:

10:29 12.12.2022

Serbët në barrikada nuk flasin për arsyet e bllokimit të rrugëve

Njerëzit në barrikadën në Rudarë - Komuna e Zveçanit - nuk duan të flasin publikisht për arsyet e bllokimit të rrugëve.

Me gjithë përpjekjet e gazetarëve të REL-it, ata nuk pranuan të deklarohen.

Ata janë të mbledhur në grupe të vogla dhe në mesin e tyre ka edhe gra.

Bëhet fjalë kryesisht për punonjës në institucionet serbe në veri.

Disa nga kamionët që kanë bllokuar rrugët, i përkasin kompanisë publike “Standard”, drejtor i së cilës është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Këta kamionë janë përdorur edhe në disa barrikada të mëhershme që kanë ngritur serbët në veri.

Rudarë, 12 dhjetor 2022.
Rudarë, 12 dhjetor 2022.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG