Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
16:40 10.12.2022

Bllokada në Rudarë 

Bllokadat në Rudarë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:20 0:00

16:35 10.12.2022

Osmani thotë se nuk ka koment të ri për situatën në veri

E pyetur nga gazetarët për situatën në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka koment të ri.

“Në veri, bandat kriminale, të udhëhequra nga lideri i tyre politik [Aleksandar] Vuçiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Mirëpo, në këtë sfidë, sikurse në çdo tjetër deri sot, do të dalim fitimtarë”, tha ajo në konferencë për media pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike.

16:10 10.12.2022

Shtyhen zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri - të planifikuara për 18 dhjetor - për në prill të vitit 2023.

Ajo tha kështu pas një takimi që pati me përfaqësuesit e partive politike.

Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha ajo një konferencë për media.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha pas takimit se partia e saj i është bashkuar konsensusit për shtyrjen e zgjedhjeve pasi që “nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri”.

Por, ajo e fajësoi Qeverinë e Kosovës që, sipas saj, “ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në vend”.

“Kërkojmë nga Qeveria, nga Policia e Kosovës, nga kryeministri, që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren atje nëse qasja e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ndryshon”, tha ajo.

15:52 10.12.2022

Në këto fotografi shihen qytetarët që janë mbledhur në Rudarë, komuna e Zveçanit:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG