Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
15:37 10.12.2022

Thirren të dalin në rrugë edhe punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë

Në Rudarë, afër Zveçanit - komunë e banuar me shumicë serbe - raportohet se janë mbledhur disa serbë lokalë te vendi i njohur si “kryqi”. Aty janë parë edhe burra të maskuar.

REL-i mëson se mes atyre që kanë marrje thirrje nga punëdhënësit për të dal në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë.

Në Rudarë janë vendosur katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës.

Bllokimi i rrugëve vjen pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Arsyeja e arrestimit të tij nuk dihet ende.

Policia e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje.

15:11 10.12.2022

Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri

Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

15:01 10.12.2022

Petkoviq: E kam njoftuar Lajçakun për arrestimin

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se të shtunën në Jarinjë është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai tha se për këtë ngjarje e ka njoftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Petkoviq tha se do të kërkojë nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që “të ndërpritet menjëherë hakmarrja ndaj serbëve".

14:51 10.12.2022

Serbët lokalë mblidhen në Rudarë

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG