Ushtaret e Ukrainës i testojnë uniformat e reja të bëra enkas për to
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)

1
Kadetet ukrainase, të veshura në uniformë të re, marrin pjesë në një ushtrim trajnues në periferi të Kievit më 12 korrik. Ky ushtrim u mbajt për t’i simuluar kushtet e luftës në rroba të dizajnuara specifikisht, të cilat iu përshtaten luftëtareve.

2
Më shumë se 42.000 gra shërbejnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, prej të cilave përafërsisht 5.000 shërbejnë në njësi luftuese. Të gjithave u janë dhënë uniforma të burrave. Nisma sociale “Ushtria e Grave Tani” përdori donacione për të krijuar dhe qepur disa mijëra uniforma që u përshtaten grave, të cilat ua kanë shpërndan falas ushtareve.

3
Gratë në ushtri zakonisht detyrohen të marrin uniforma të gjëra, apo uniforma të grave nga forcat e vendeve të tjera.

4
Një kadete ukrainase, e veshur në uniformën e re ushtarake, duke i gërshetuar flokët.