Ushtaret e Ukrainës i testojnë uniformat e reja të bëra enkas për to
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)

5
Madhësitë më të popullarizuara janë XS dhe XXS. Të gjitha ushtaret ukrainase mund të përfitojnë së shpejti nga dizajni i ri.

6
“Do të doja që të gjitha gratë ta marrin uniformën”, tha Iryna Nykorak, themeluesja e projektit, si dhe anëtarja e Parlamentit të Ukrainës për partinë e Petro Poroshenkos, Partia e Solidaritetit Evropian. NGO-ja e saj është duke biseduar me Ministrinë e Mbrojtjes për t’i siguruar uniformat si çështje standarde.

7
Një instruktor duke e ndihmuar një kadete me uniformë të re ushtarake gjatë kursit me pengesa në qendrën stërvitore jashtë Kievit.

8
Kadetet stërvitin afër Kievit. “Është goxha e vështirë për vajzat ta gjejnë veshjen e duhur të brendshme në të cilën ndihen rehatshëm”, tha Nykorak. “Veshjet e brendshme për misione luftarake, të cilat i përdor ushtria, dallojnë nga ato që vishen nga civilët”, shtoi ajo.