Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
Turqia fortifikon kufijtë për refugjatët afganë
![Një ushtar i Turqisë bën roje në një postbllok ushtarak në Caldiran, që gjendet në provincën Van, në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Iranit. Turqi, 21 gusht 2021.](https://gdb.rferl.org/bc5dd1ad-88a6-446d-9618-3f8791a791f5_w1024_q10_s.jpg)
1
Një ushtar i Turqisë bën roje në një postbllok ushtarak në Caldiran, që gjendet në provincën Van, në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Iranit. Turqi, 21 gusht 2021.
![Migrantët, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat e sigurisë së Turqisë, gjatë një operacioni në qytetin kufitar Van të Turqisë, më 21 gusht 2021.](https://gdb.rferl.org/b2d9809a-49c9-4f33-b337-dc399a8f6940_w1024_q10_s.jpg)
2
Migrantët, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat e sigurisë së Turqisë, gjatë një operacioni në qytetin kufitar Van të Turqisë, më 21 gusht 2021.
![Ushtarët e Turqisë, me makina të blinduara, patrullojnë përgjatë murit të ngritur në linjën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Iranit në provincën Van, më 21 gusht 2021.](https://gdb.rferl.org/149c95a2-db46-47c5-9188-68178c56c3dd_w1024_q10_s.jpg)
3
Ushtarët e Turqisë, me makina të blinduara, patrullojnë përgjatë murit të ngritur në linjën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Iranit në provincën Van, më 21 gusht 2021.
![Një shenjë paralajmëruese për mina shihet në kufirin turko-iranian në provincën Van të Turqisë më 21 gusht 2021.](https://gdb.rferl.org/e00be572-78b7-417d-ac03-47616245508f_w1024_q10_s.jpg)
4
Një shenjë paralajmëruese për mina shihet në kufirin turko-iranian në provincën Van të Turqisë më 21 gusht 2021.