Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
Turqia fortifikon kufijtë për refugjatët afganë

5
Një ushtar i Turqisë në provincën Van vëzhgon terrenin duke përdorur kamera për vëzhgim gjatë natës më 21 gusht 2021.

6
Migrantët, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat turke në provincën Van më 21 gusht 2021.

7
Migrantët e arrestuar nga Turqia në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Iranit në orët e vona të 21 gushtit.

8
Ushtarët e Turqisë duke patrulluar në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Iranit më 21 gusht 2021.