Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
Turqia fortifikon kufijtë për refugjatët afganë

9
Një familje nga Afganistani, që është arrestuar nga forcat turke për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit, qëndron në një qendër të migrantëve në qytetin turk Van më 22 gusht 2021.

10
Reyhan Mirzai, një vajzë 4-vjeçare nga Afganistani, është në mesin e migrantëve që janë kapur nga forcat turke të sigurisë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ajo kontrollohet nga një doktor që gjendet në qendrën për kontrollin emigrantëve në Van më 22 gusht 2021.

11
Ushtarët e Turqisë bëjnë roje në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Iranit në orët e vona të 21 gushtit të vitit 2021.

12
Migrantët e arrestuar nga forcat turke në Van të Turqisë në orët e vona të 21 gushtit, 2021.