Kosova pranon nga Serbia mbetjet mortore të shtatë personave
Serbia ka dorëzuar mbetjet mortore të shtatë personave, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë. Të vrarët ishin nga fshati Rezallë dhe u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi, të cilët ishin bartur nga forcat serbe për t’i fshehur krimet.
Facebook Forum