“Dhunuesit duhet të dihen”
Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Përdoruesit e rrjeteve sociale bënë thirrje për dënimin maksimal të autorëve të dyshuar dhe për publikimin e emrave të tyre. Nga prokurorët dhe gjykatësit, po ashtu, u kërkua përgjegjësi më e madhe. Policia e Kosovës njoftoi se rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka ndodhur më 27 gusht, ndërsa të pesë të dyshuarit për veprën tashmë janë ndaluar.