Ndërlidhjet

Shugurimi i Katedrales “Shën Tereza”, me mesazhe paqeje


Shugurohet Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, në Prishtinë është bërë shugurimi i Katedrales “Shën Nëna Terezë”. Në ritin e shugurimit kanë marrë pjesë: i deleguari i posaçëm nga Vatikani kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, personalitetet udhëheqëse të Ipeshkvisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve të larta të shtetit dhe të jetës politike dhe publike, besimtarë të shumtë katolikë dhe qytetarë të tjerë.

Delegati apostolik për Kosovën, Julis Janosh, ka lexuar dekretin me të cilin Papa Françesku e zgjodhi dhe e dërgoi si delegat personal të tij, kardinalin Ernest Simoni Troshani.

Ndër shenjtërit e ndritur, vend të posaçëm ka Shën Tereza e Kalkutës, e njohur nga të gjithë, pa dyshim për veprën e flijimit për njerëz të varfër dhe të dobët, duke u ndihmuar dhe i mbrojtur ata. Në nder të gjithë kësaj, në Prishtinë, është ndërtuar Shenjtërorja, e cila do të bashkojë jo vetëm besimtarët, për kremtime të liturgjisë së shenjtë, për marrjen e sakramenteve, por edhe për t’i lartësuar virtytet e saj dhe për ta ndjekur shembullin e saj”, ka lexuar letrën e Papës Françesku, i dërguari i tij Janosh. Ai ka shtuar se tempulli i Shenjtores Nëna Terezë, nga sot do ta ketë statusin e shugurimit.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, e ka quajtur ditë të madhe, ditën e shugurimit të Katedrales së shenjtores Nëna Terezë.

Ajo shenja e madhe që ndritë në qiell, Nëna Terezë, një grua e thjeshtë prej vendeve tona. Është ngritur prej shpirtit të shenjtë, e mbushur me dashurinë e madhe të Krishtit, bëhet shembulli dhe pasqyra, tërheqja e miliona e miliona njerëzve në botë, për ta dashur njëri-tjetrin, për ta ndihmuar njëri-tjetrin, për të pasur dhimbje për të gjithë varfrit dhe të sëmurët e botës”, tha kardinali Ernest Simoni Troshani.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka falënderuar Kishën, duke thënë se para shumë dekadash, shqiptarët i dhanë një bijë të saj, ndërkaq, Kisha, vitin e kaluar i ktheu shqiptarëve një shenjtore, të cilës bashkëkombësit sot i kanë kushtuar një tempull.

“Thoni eminencë e nderuar Atit të Shenjtë, që ne populli i Nënë Terezës e shuguruam altarin dhe i kushtuam këtë Kishë të shenjtës tonë. Me kushtimin e kësaj shenjtërore ne nuk duam që të mburremi para popullit tonë për asgjë. Por, përvuajtërisht, dëshirojmë t’i ofrojmë të gjithë bashkëkombësve tanë një tempull-shkollë përvujtërie, bujarie, dashurie, paqeje, pajtimi dhe vëllazërimi”, ka thënë Ipeshkvi Dodë Gjergji. Ai ka shtruar se me ndërtimin dhe shugurimin e Katedrales që bartë emrin e të shenjtës Nëna Terezë, shqiptarët nuk dëshirojnë ta përvetësojnë këtë emër, por u bëjnë ftesë të gjithë popujve të rajonit dhe botës që të vijnë ta vizitojnë këtë shenjtërore dhe të miqësohen me popullin e të Shenjtës Nënës Terezë.

Rrugëtimi nga Kisha e Letnicës e deri te shenjtërimi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se katedralja e të Shenjtës Nëna Terezë, është shtëpi e Zotit dhe se në traditën e popullit të Kosovës, kurrë nuk janë bërë ndarjet e kishave, xhamive, manastireve dhe teqeve.

Uroj që kjo Katedrale, sot e përjetë, të qëndroj si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, t’iu përkujtojë fëmijëve tanë dhe gjithë gjeneratave që vinë se kush ishte Shën Tereza. Rrëfimi i Shën Terezës së Prizrenit, Shkupit, Letnicës dhe Kalkutës, është rrëfimi më i rëndësishëm i historisë tonë dhe udhërrëfyes për të ardhmen”, tha presidenti Thaçi.

Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.

Nënë Tereza, e shenjtë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

E Shenjta Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG