Rrugëtimi nga Kisha e Letnicës e deri te shenjtërimi
Agnesë Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e ka nisur në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë ka udhëtuar drejt Indisë. Në vitin 1950, ka krijuar urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.
Facebook Forum