Shtetet që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të përcaktohet nga një pjesë e shteteve, të cilat do t’i fitojë ose presidenti amerikan, Donald Trump, ose sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.
Ato luajnë rol kritik në mbledhjen e 270 votave elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Nga 13 shtete kritike, në shtatë ende nuk dihen rezultatet, katër i ka fituar Trump, ndërsa dy Biden.
Për shkak të rritjes së numrit të votave përmes postës, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus, publikimi i rezultateve përfundimtare mund të marrë disa ditë.
Fushata e Bidenit ka gatishmëri për ta luftuar Trumpin në gjykatë
Fushata e kandidatit demokrat për president, Joe Biden ka thënë se do të luftojë çdo përpjekje të fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump për të shkuar në Gjykatën Supreme për të ndalur organizimin e votave, transmeton AP.
Menaxherja e fushës së Bidenit, Jen O'Malley Dillon, i ka konsideruar deklaratat e Trumpit se “do të shkojë në Gjykatën Surpeme” dhe kërkon “të ndalë gjithë votimin”, si “të pashembullta dhe jokorrekte”.
O'Malley Dillon ka thënë se fushata e Trumpit ka “ekipe ligjore që janë të gatshme të angazhohen dhe t’iu rezistojnë këtyre përpjekjeve.
Sipas saj këto ekipe do të “triumfojnë”.
Në disa shtete amerikane ende kanë qindra mijëra vota të panumëruara, dhe rezultati përfundimtar varet nga një pjesë e shteteve kyçe që nuk kanë shpallur ende rezultatet.
Për të fituar, një kandidati i duhen 270 vota elektorale.
Biden shënon epërsi në Maine
Kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar të paktën tre nga katër votat elektorale në Maine, teksa synon të fitojë pozitën e presidentit.
Fitorja në Distriktin e Dytë të këtij vendi nuk është shpallur ende.
Ky shtet ka ndarë votat e veta katër vjet më parë, duke ia dhënë tri vota ish-kandidates demokrate, Hillary Clinton dhe një tjetër Trumpit.
Kjo njëherësh ka qenë hera e parë në historinë e këtij shteti që Maine pati ndarë votat elektorale
Përveç Mianes edhe Nebraska ndan votat e veta elektorale.
Trump: Ne i fituam zgjedhjet
Numërimi i votave është duke vazhduar në disa shtete amerikane pa raportuar për ndonjë incident të madh. Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë pretendime të pabazuara se votat po vidhen. Zyrtarë shtetërorë për zgjedhje kanë thënë se këtë pretendime nuk kanë substancë, dhe se votat janë duke u numëruar në mënyrë të ligjshme.