Disa amerikanë, as koronavirusi nuk i ka ndalur për të votuar
Një amerikane e infektuar me koronavirus e ka konsideruar të rëndësishme pjesëmarrjen e saj në votime. Shikojeni...
Trump fiton Teksasin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar shtetin e Teksasit dhe 38 votat elektorale të tij, pavarësisht përpjekjeve të demokratëve për ta kthyer këtë vend në anën e tyre, transmeton AP.
Ndonëse demokratët është thënë të kenë shpresuar se do t’iu japin fund humbjeve për dekada në Teksas, megjithatë, Trump ka fituar aty sikurse më 2016.
Trump beson se ka parregullësi në zgjedhje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se po ekzistojnë parregullësi në zgjedhje.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka pretenduar fitore të madhe.
“Ne jemi përpara, mirëpo ata po tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë kurrë ta bëjnë këtë gjë. Votat nuk mund të dorëzohen pasi votimet të mbyllen”, ka thënë ai.
Biden iu flet mbështetësve
Kandidati demokrat për presidenti Joe Biden ka thënë se e di që rezultatet zgjedhore mund të mos dihen deri në mëngjesin e së mërkurës apo edhe më gjatë.
Megjithatë, ai ka thënë se është optimist për rezultatin zgjedhor.
Sipas tij zgjedhjet nuk do të përfundojnë derisa të numërohet secila votë dhe se ai ndjehet mirë me rezultatin aktual.