“Njerëzit janë të këmbëngulës për të qëndruar këtu”
“Populli është i zemëruar dhe këmbëngulës. Ne duam të qëndrojmë atje, ta ruajmë pronën tonë”, shprehet Mashan Jovanoviqi nga Leposaviqi - pjesa veriore e Kosovës. Shpronësimin e tokës që ka filluar Qeveria e Kosovës në këtë rajon me shumicë serbe, ai e quan “uzurpim të pronës personale”.