Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:24 16.3.2020

Shtëpia e Bardhë me masa të reja mbrojtëse

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën masa të reja për të mbrojtur presidentin, Donald Trump, dhe stafin e tij nga koronavirusi i ri, përfshirë matjen e temperaturës së kujtdo që hyn në kompleks, përfshirë vizitorët dhe gazetarët.

"Në mënyrë që të mbahet i sigurt dhe i shëndetshëm i gjithë kompleksi i Shtëpisë së Bardhë, duke filluar nga e hëna në mëngjes, kontrollet e temperaturës do të bëhen për të gjithë ata që hyjnë në kampus," tha zëdhënësi Judd Deere.

Temperatura mesatare e trupit është rreth 37 gradë Celsius. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se e konsideron një person të ketë ethe kur ai ose ajo ka një temperaturë prej 38 gradë Celsius ose më të lartë.

15:47 16.3.2020

Disa udhëzime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate, u ka bërë thirrje sëish qytetarëve të Kosovës, të respektojnë udhëzimet e lëshuara nga institucionet shëndetësore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri.

Ndër udhëzimet e këtij instituti janë edhe këto:

  • Qëndroni në shtëpi pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi!
  • Pa shtrëngime duarsh
  • Pa përqafime
  • Qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra larg
  • Lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun
  • Ajrosni shtëpinë dhe mbani higjienën personale dhe atë të shtëpisë
  • Kur teshtini, mbuloni gojën me gropëzën e bërrylit apo me faculetë
  • Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 mund të telefononi në qendrën e thirrjeve 03820080800 për informata të nevojshme.
16:07 16.3.2020

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Institucionet e Kosovës kanë njoftuar se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovës ka arritur në 15.

“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Të dytë të moshës 26 vjeçare” thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

16:30 16.3.2020

Koronaviusi mund të transmetohet në zonat me klimë të nxehtë dhe të lagësht

Organizata Botëore e Shëndetësisë thotë se nga provat e deritanishme, virusi mund të transmetohet në gjithat zonat, përfshirë ato me mot të nxehtë dhe të lagësht.

“Pavarësisht nga klima, miratoni masa mbrojtëse nëse jetoni, ose udhëtoni në një zonë që raporton raste me koronavirus. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten kundër COVID-19 është duke pastruar shpesh duart. Duke bërë këtë ju eliminoni viruset që mund të jenë në duart tuaja dhe shmangni infeksionin që mund të ndodhë duke prekur më pas sytë, gojën dhe hundën”, thotë OBSH.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG