Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:50 15.3.2020

Në mbarë botën shtohen masa kundër përhapjes së koronavirusit


Autoritetet në mbarë botën po ndërmarrin masa gjithnjë e më drastike, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, me vendime për izolime dhe kufizime të udhëtimit.

  • Në aeroportet e SHBA-së, udhëtarët që ktheheshin nga Evropa u ballafaquan me pritje të gjata.
  • Ushtarët dhe policia u vendosën në rrugët e kryeqytetit të populluar në Filipine.
  • Franca urdhëroi mbylljen e pothuajse të gjithçkaje që vizitohet nga njerëzit e vendeve tjera - Kulla Eifel, Louvre, kafenetë dhe restorantet . Qeveria fanceze mori masa gjithnjë e më të ashpra për të pamundësuar kontaktin e afërt mes njerzve.
  • Çekia ka paralajmëuar se do të vendosë izolim të plotë për gjithë vendin.
  • Në Kinë, ku virusi u zbulua për herë të parë në dhjetor, njerëzit që mbërritën pëmes fluturime nga vendet tjera u dërguan në një qendër të improvizuar për kontrolle fillestare përpara se të transferoheshin në shtëpitë e tyre ose në vende të tjera karantine.
  • Në Lindjen e Mesme, autoritetet myslimane njoftuan se xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit, vendi i tretë i shenjtë i Islamit, do të mbyllet për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.
  • Në Itali, vendi më i goditur në Evropë, numri i vdekjeve u rrit në 1400 dhe infeksionet në më shumë se 21,000 për shkak të asaj që autoritetet e karakterizuan si sjellje të papërgjegjshme nga njerëzit që ende shoqërohen, pavarësisht izolimit mbarëkombëtar.
  • Në Britani, numri i vdekjeve gati u dyfishua nga një ditë më parë, në 21, dhe numri i njerëzve të infektuar u rrit në mbi 1100.
  • Greqia raportoi për 230 raste me infeksion dhe tri vdekje. Policia atje arrestoi 45 pronarë dyqanesh për shkeljen e një vendimi për mbylljen e bizneseve.
  • Danimarka mbylli kufijtë e saj dhe ndaloi trafikun e pasagjerëve me vendet tjera.
  • Polonia mbylli kufijtë në mesnatë dhe ndaloi hyrjen e të huajve përveç nëse ata jetonin në Poloni ose kishin lidhje personale atje.
  • Rusia tha se kufijtë e saj me Norvegjinë dhe Poloninë do të jenë të mbyllura për shumicën e të huajve duke filluar nga e diela.
  • Australia dhe Zelanda e Re njoftuan se udhëtarëve që vijnë do t'u kërkohet të izolohen për 14 ditë, me pak përjashtime.
13:25 15.3.2020

Në Shqipëri edhe katër raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri është rritur numri i rasteve i të infektuarve me koronavirus.

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmua edhe katër raste të reja me koronavirus.

“Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritu në 42”, tha Rakacolli.

Pjesa më e madhe e rasteve është në Tiranë.

13:37 15.3.2020

Greqia ndalon qarkullimin me vendet fqinje

Greqia tha se do të ndalojë rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali.

14:10 15.3.2020

Austria me masa shtesë kundër koronavirusit

Kancelari i Austrisë njoftoi të dielën vendimin për kufizime të mëdha të lëvizjes në vendet publike, duke u kërkuar austriakëve që të izolohen.

Kancelari, Sebastian Kurz, tha se ndalimi vlen për tubimin e më shumë se pesë personave.

Njerëzit duhet të largohen nga shtëpia vetëm për punë urgjente, të blejnë furnizime të nevojshme ushqimore dhe të ndihmojnë të tjerët, tha ai.

Vendi ka konfirmuar 800 raste dhe një vdekje nga koronavirusi i ri.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG