SHBA-ja raporton për 1,297 vdekje të reja nga COVID-19
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 1,297 vdekje të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, sipas një raporti të përditshëm të Universitetit Johns Hopkins.
Kjo shifër rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 101.617, që është shumë më e lartë se të gjitha vendet e prekura nga pandemia COVID-19.
Që nga fundi i shkurtit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1.7 milion.
Të bëhesh nënë në kohë koronavirusi
Mëngjeset nisin ndryshe për Diellza Paloja-Osmanin, prej kur ka sjellë në jetë djalin e saj Blinin.
Në zërin e nënës së re vërehet shumë dashuri dhe vullnet teksa tregon se prioriteti i saj tani është vetëm të sigurohet se foshnja e saj është mirë dhe po ndihet rehat.
Dhe ka qenë pikërisht mbrojtja e jetës së tij dhe vetes, ajo që ka menduar vazhdimisht kur ka pasur vështirësi që të mbajë maskë dhe doreza gjatë procesit të lindjes, për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus, ani pse këto masa ia kanë rënduar dhimbjet.
Artikullin e plotë, mund ta lexoni në këtë link.
Si mund ta bëni vetë dezinfektuesin?
Provimit të Maturës Shtetërore mbahet më 4 korrik
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se më 4 korrik do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.
Ministria ka caktuar një sërë rregullash që duhet të zbatojnë nxënësit që marrin pjesë në këtë provim, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Ata duhet të mbajnë maskën mbrojtëse, distancën fizike si dhe të dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes dhe daljes nga klasat.
"Kushdo që nuk i respekton rregullat për mbrojtje nga Covid 19 do të largohet nga qendra e
testimit dhe nuk do të ketë mundësi t’i nënshtrohet provimit të maturës në këtë afat", thuhet në njoftimin e Ministrisë.