Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:52 28.5.2020

Qeveria në detyrë prezanton pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Ministri në detyrë i Financave dhe Tranfereve i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten ka paraqitur pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila, siç ka thënë ai, për ekonominë do të ketë ndikim prej mbi 1.2 miliard euro, për pesë vitet e ardhshme.

Sipas tij, pakoja është përgatitur nga një grup punues i përbërë nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive relevante, Bankës Qendore të Kosovës, Fondit kosovar për garantimin e kredive, komunitetit të biznesit dhe ekspertë të jashtëm.

“Pakoja ka një ndikim të përgjthshëm në ekonomi në masën e 1.26 miliard euro, me periudhë plasimi në ekonomi prej 24 muaj, kurse me shtrirje të kostos në pesë vitet në vijim”, tha Bislimi.

Fokusi, sipas tij, do të jetë mbështetja me kredi për gjitha bizneset që kanë hasur në vështirësi të funksionimit gjatë pandemisë së koroanvirusit.

Ndër masat tjera, janë edhe ndarja e mjeteve për uljen e varfërisë, sistemin arsimor, ruajtjes së stabilitetit fiskal, formalizimin e punësimit, e të tjera.

Ministri në detyrë, Bislimi, ka theksuar se Qeveria e Kosovës fillimisht kishte përgatitur pakon e parë, e cila është quajtur emergjente fiskale, dy javë pas fillimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit. Zbatimi i kësaj pakoje e cila kap vlerën prej rreth 180 milionë euro, tashmë ka filluar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të publikuar së voni, ka paralajmëruar se situata më shqetësuese pritet të jetë në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, ku bën pjesë edhe Kosova.

Banka Botërore në raportin e saj të fundit të publikuar më 29 mars parasheh një rënie ekonomike prej 4,5 për qind në Kosovë nëse masat kufizuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit.

16:22 28.5.2020

Shpresë për vaksinën derisa virusi po shkatërron ekonominë botërore

Studiuesit po testojnë një “koktej të antitrupave” kundër koronavirusit, përderisa studimet në majmunë po japin rezultate premtuese për zbulimin e vaksinës. Përkundër pandemisë, shumë persona vazhdojnë të vriten në botë si pasojë e konflikteve të armatosura.

Shpresë për vaksinën derisa virusi po shkatërron ekonominë botërore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:13 0:00

15:49 28.5.2020

Bullgaria ndihmon Kosovën për t'u përballur me pandeminë

Bullgaria e ka ndihmuar Kosovën me veshje mjekësore për profesionistët shëndetësorë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia e falenderoi ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, i cili në emër të shtetit të tij, bëri dorëzimin e një sasie të konsiderueshme të veshjeve trupore për nevojat e profesionistëve shëndetësorë.

Ministri Vitia dhe ambasadori Gudjev e vlerësuan bashkëpunimin midis dy shteteve dhe reagimin me kohë ndaj pandemisë së Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve të dy shteteve.

Në këtë drejtim, ministri Vitia ka theksuar se partnerët ndërkombëtarë e kanë ndihmuar Kosovën që të menaxhojë në mënyrë sa më të mirë këtë vështirësi të shëndetit publik, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

15:30 28.5.2020

Kroacia hap kufijtë me dhjetë vende

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Qytetarët e Çekisë, Hungarisë, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, tani mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë.

Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kufiri midis Kroacisë dhe Sllovenisë.
Kufiri midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq tha se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t'ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës elektronike.

Ai tha se qytetarët mund të dërgojnë të dhënat - para udhëtimit - edhe përmes formularit në faqen e internetit entercroatia.mup.hr.

Kjo faqe e internetit aktualisht është në gjuhën angleze dhe kroate dhe në ditët në vijim, do të përkthehet edhe në dhjetra gjuhë tjera.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG