Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:01 28.5.2020

Turizmi ndërkombëtar përballet me rënien më të madhe nga vitet 1950

Turizmi ndërkombëtar pritet të bie për 70 për qind këtë vit, duke shënuar kështu uljen më të madhe në këtë sektor, prej kur kanë nisur të mblidhen të dhëna në vitet 1950, ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara për Turizëm Ndërkombëtar, Zurab Pololikashvili, për gazetën, Handelsblatt.

Ai ka thënë se ky parashikim për sektorin e goditur nga koronavursi bazohet në supozimet që shtetet në gjithë botën, do të mund të hapin gradualisht kufijtë e tyre nga muaji gusht.

Aktualisht numri i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën e 5.7 milionë personave, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.

12:11 28.5.2020

Numri global i të infektuarve kalon shifrën 5.7 milionë

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën e 5.7 milionë personave, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.

Shtetet më të prekura janë:

Shtetet e Bashkuara me 29.8 për qind të shifës totale

Brazili, 7.2 për qind

Rusia, 6.6 për qind

Mbretëria e Bashkuar 4.7 për qind

Spanja 4.1 për qind dhe

Italia 4 për qind.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i madh, marrë parasysh numrin e personave të paregjistruar ose të atyre pa simptoma.

11:42 28.5.2020

Rusi: Numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet

Rusia ka konfirmuar 8,371 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Përgjatë kësaj kohë janë regjistruar edhe 124 viktima të reja, të lidhura me këtë virus.

Numri i përgjithshëm o viktimave ka arritur në 4,142 derisa i të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në 379,051.

Rusia aktualisht gjendet e treta në listën e vendeve të prekura më së keqi nga ky virus, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

11:16 28.5.2020

Italia hap pishinat, distancë fizike edhe në ujë

Italia, një prej vendeve të goditura më së keqi nga koronavirusi i ri, ka filluar të lehtësojë masat e izolimit. Gjatë kësaj jave ky vend ka hapur palestrat sportive dhe pishinat. ​

Italia hap pishinat, distancë fizike edhe në ujë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG