Më 30 maj mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e hapësirave që kanë shërbyer si karantinë, për personat që kanë hyrë në Kosovë nga vendet tjera.
Vendimi për mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe qendrën për të huaj në Vranidoll, hyn në fuqi më 30 maj.
“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për COVID-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria bënë të ditur se pas mbylljes së karantinës, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.
Në arsyetim të vendimit të Qeverisë thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,047 raste me koronavirus.
Prej tyre, 794 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.
"Diplomacia e maskave" e Kinës nuk po funksionon në Kosovë
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë ndihma mjekësore nga Kina, në kuadër të “diplomacisë së saj të maskave të fytyrës”.
Këtu bëhet fjalë për një frazë të përdorur në mënyrë që të përshkruhet ndikimi kinez i cili është në rritje në vendet, përfshirë edhe ato të evropiane, të cilave Kina u dërgoi ilaçe dhe mjete mjekësore pas shpërthimit të krizës së koronavirusit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.
BE-ja në buxhetin e ardhshëm rrit fondet për Ballkanin Perëndimor
Komisioni Evropian ka propozuar rritje të mjeteve për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në 12,9 miliardë euro në kuadër të Kornizës Shumëvjeçare Financiare për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.
Kjo shumë do të ndahet nga një buxhet i përgjithshëm shumëvjeçarë i BE-së prej 1.1 trilion eurosh, sa do të jetë buxheti shtatëvjeçarë, sipas propozimit të Komisionit Evropian.
Si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi BE-ja do të rris fokusin për sektorin e shëndetësisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë link.
Mbajtja e kulturës gjallë në kohën e COVID-19