Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:23 27.5.2020

Mburojat që mbrojnë foshnjat nga koronavirusi

Organizata gjermane ‘Help Kosovo’ ka dhuruar 200 mburoja për fytyrë për foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto mburoja shërbejnë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Mburojat që mbrojnë foshnjat nga koronavirusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

13:57 27.5.2020

Maqedonia e Veriut shfuqizon të gjitha ndalesat për lëvizjen e qytetarëve

Në Maqedoninë e Veriut, nga dita e mërkurë, është hequr ora policore, përkatësisht ndalesa për lëvizjen e qytetarëve, që ishte vendosur si masë për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, e arsyetoi lehtësimin e masave, duke thënë se situata me koronavirus është nën kontroll.

Megjithatë, ai tha se rreziku nuk është shmangur dhe i porositi qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

13:25 27.5.2020

Moska nis testimin falas të qytetarëve për antitrupa të koronavirusit

Institucionet mjekësore në Moskë kanë nisur të kryejnë teste falas për të mbledhur informacione mbi praninë e antitrupave të koronavirusit te banorët e kryeqytetit rus.

Zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, tha se qytetarët mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në spitale, për të bërë testin e antitrupave.

“Takimi duhet të bëhet 14 ditë para [testit]. Rezultati do të jetë i gatshëm brenda tre ditësh”, tha ajo.

Spitalet në Moskë, sipas saj, mund të mbledhin deri në 5,000 mostra në ditë.

Njoftimi vjen pasi zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Rusi ka rënë për të dytën ditë me radhë.

Në 24 orët e fundit, ata identifikuan 8,338 raste të reja me koronavirus dhe 161 viktima.

Në total, Rusia ka mbi 370,600 të infektuar dhe 3,968 të vdekur nga koronavirusi.

Moskë, Rusi
Moskë, Rusi

12:55 27.5.2020

A mund të prekë koronavirusi edhe zorrën tuaj?

Irani është bërë një nga vatrat e koronavirusit jashtë Kinës në muajin mars, kur mijëra qytetarë të tij kanë nisur të shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19.

Por, tani, mjekët iranianë thonë se po shohin rritje të numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale –më shumë se me probleme në frymëmarrje.

Në fakt, edhe provat e fundit mjekësore nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara tregojnë se ekziston një grup i pacientëve me koronavirus, që nuk shfaqin simptoma klasike të sëmundjes respiratore.

Është një fenomen që është duke u shqyrtuar nga studiuesit e mjekësisë në të gjithë botën.

"COVID-19 më herët kishte simptoma si: kollitja, vështirësitë në frymëmarrje dhe temperatura e lartë”, thotë Mohammad Reza Mahboubfar, epidemiolog viral në task-forcën e Iranit kundër koronavirusit.

"Këto simptoma janë vërejtur në dy muajt e parë pas shpërthimit, por tani simptomat më të rëndësishme të COVID-19 janë gastrointestinale", thotë ai.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG