Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:45 24.5.2020

Serbisë i shtohen edhe 67 të infektuar nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit, Serbia nuk ka regjistruar asnjë vdekje të re nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Që nga fillimi i epidemisë, në këtë vend, kanë vdekur 238 persona.

Ministria serbe e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19, 67 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 11.159.

18:00 24.5.2020

Spanja raporton për 70 viktima të reja nga koronavirusi

Të dielën Spanja ka raportuar për 70 viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sëmundja COVID-19 në 28.752.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 235.772.

Spanja është njëri nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit.

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozitin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike.

Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Evropë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

17:10 24.5.2020

Maqedonisë së Veriut i shtohen edhe 37 raste të reja me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut, të dielën, janë regjistruar edhe 37 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, shifër kjo pothuajse e njëjtë me ato të ditëve të kaluara.

Numri më i madh i të prekurve sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 12 raste, në Kumanovë 8, në Tetovë 7, Strugë 4 dhe nga 2 raste në Prilep, Ohër dhe Shtip.

Numri i të infektuarve në Shkup më i lartë është në lagjet e banuara me popullatë shqiptare në Saraj, Çair, Gazi Babë dhe Saraj.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 persona të shëruar, ndërsa të dielën, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve, për herë të parë në dhjetë ditët e fundit.

Sipas raportit, deri më tani, nga 1,978 të infektuar me koronavirus, 113 kanë vdekur, 443 janë ende aktiv ndërsa 1,422 janë shëruar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje dhe 32 prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa kundër të tjerëve do të ngriten procedura kundërvajtëse.

Të dielën, nga ora 11.00 ka hyrë në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes, që do të zgjasë deri të martën në orën 05.00.

Drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, por ndërkohë nuk ka pasur asnjë qëndrim nga ana e tyre lidhur me një prononcim të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, i cili pas faljes së Fitër Bajramit në një nga xhamitë e Shkupit, e shpalli të “vdekur” sëmundjen Covid-19.

“Nga sot sëmundjen COVID-19 e shpalli të vdekur. Zoti është me ne, dhe kur Zoti është me ne, jemi më të fuqishëm”, ka deklaruar Rexhepi.

Në Maqedoninë e Veriut ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe sipas ligjeve në fuqi sanksionohet çdo veprim i kujtdo qoftë që është në kundërshtim me rregullat shëndetësore në mbrojtje të popullatës.

16:25 24.5.2020

Pandemia ndryshon traditën e myslimanëve për festën e Bajramit

Këtë fundjavë, myslimanët në mbarë botën shënojnë festën e Fitër Bajramit, me të cilën edhe përfundon Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Por, këtë vit për shkak të masave kundër pandemisë, shumë myslimanë në botë nuk do të mund ta shënojnë këtë festë, sipas traditave të zakonshme.

Në varësi të pozicionit të hënës, festimet e Bajramit, këtë vit, fillojnë më 23 maj ose më 24 maj.

Shumë ceremoni të lutjeve të festës së Bajramit, festivale në natyrë dhe festime të tjera publike janë anuluar në të gjithë botën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG