Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:42 24.5.2020

Fushata zgjedhore në Serbi në rrethana të pandemisë

Për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe kufizimeve të kushtëzuara me masat për parandalimin e përhapjes së virusit, fushata zgjedhore e sivjetme në Serbi, në vend të mitingjeve dhe tubimeve tjera publike, aktivitetet i ka bartur në mediat elektronike, në portalet në internet, si dhe në rrjete sociale.

Serbia, menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, më 6 maj, ka hyrë në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në fillimin e heshtjes zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale, krahinore dhe parlamentare të shpallura për 21 qershor.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

15:18 24.5.2020

Lufthansa do të rifillojë fluturimet në disa zona turistike

Duke filluar nga mesi i muajit qershor, kompania ajrore gjermane Lufthansa do të rifillojë fluturimet në 20 destinacione, duke përfshirë disa vendpushime të njohura, tha një zëdhënëse e kompanisë, raporton Reuters.

Destinacionet përfshijnë zonat turistike në Spanjë, Greqi, Itali dhe disa vende tjera, tha ajo, duke shtuar se të gjitha aeroplanët do të fluturojnë nga Frankfurti.

Gjatë javës së ardhshme do të njoftohet për destinacionet tjera.

Më parë, Lufthansa ka vendosur të rifillojë fluturimet për në Los Anxhelos, Toronto dhe Mumbai.

Kjo kompani, sikurse shumë kompani tjera ajrore, kanë qenë në bllokim pothuajse të plotë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kompania njoftoi më 21 maj se po negocion me Qeverinë gjermane për një ndihmë financare.

15:07 24.5.2020

Pas shërimit nga COVID-19 mjeku kthehet në punë

Pas shërimit nga COVID-19 mjeku kthehet në punë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

14:47 24.5.2020

Vuhani kryen edhe 1,1 milion teste për koronavirus

Qyteti kinez i Vuhanit – ku janë raportuar rastet e para me koronavirus –të shtunën ka kryer 1,146,156 teste për këtë virus, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Kjo shifër e testeve është më e ulët krahasuar me testet që u kryen një ditë më parë, përkatësisht, më 22 maj në këtë qytet u testuan 1,470,950 persona.

Më herët gjatë këtij muaji, Vuhani ka nisur fushatën e testimit. Ky qytet planifikon të testojë të 11 milionë banorët e saj për koronavirus.

Testimet kanë për qëllim për të përcaktuar personat që janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, e të cilët nuk shfaqin simptoma.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Vuhan u raportuan në dhjetorin e vitit 2019. Ky qytet aplikoi masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit dhe në prill njoftoi se do të dalë nga izolimi.

Një banore e Vuhanit duke u testuar për koronavirus.
Një banore e Vuhanit duke u testuar për koronavirus.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG