Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:55 24.5.2020

Kryediplomati kinez: SHBA-ja dhe Kina duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së harxhuari kohë duke akuzuar Kinën, por duhet që së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin, deklaroi kryediplomati kinez, Wang Yi.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku shprehu keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA – shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur.

“Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën”, tha Wang.

“Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavërteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua të ju them atyre: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA-ja është që të mësojnë nga njëra-tjera në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë”, tha ai.

13:23 24.5.2020

Ndalohen gjashtë persona, s’i respektuan masat kundër COVID-19

Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, në Mitrovicë të Jugut janë ndaluar tre persona, ndërkaq nga një person është ndaluar në Prishtinë, Ferizaj dhe në kufi, njofton Policia e Kosovës.

Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në këtë fazë – e cila pritet të zgjasë deri më 2 qershor – janë hapur një sërë biznesesh.

Qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë katër orë në ditë – dy orë paradite dhe dy pasdite. Orari i qarkullimit është i rregulluar në grupe, në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. Prej tyre, 785 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.

12:57 24.5.2020

Pandemia dhe izolimi rrisin problemet në shëndetin mendor

Përveç problemeve shëndetësore që COVID-19 ka sjellur për miliona njerëz në botë, është edhe një pjesë e madhe që ka përjetuar edhe probleme me shëndetit mendor, thotë psikologu Dashamir Bërxulli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se simptomat më të shpeshta janë depresioni dhe ankthet. Sipas tij, gjëja e parë që duhet bërë është eliminimi i frikës nga pandemia. Leximi sa më i pakët i lajmeve për këtë virus i bën më mirë shëndetit mendor, thotë ai.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

12:16 24.5.2020

Indikacionet e para mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19, gjatë vjeshtës

Indikacionet e para mbi efektivitetin e një vaksine potenciale kundër koronavirusit, mund të dihen gjatë vjeshtës, tha kreu i aleancës së vaksinave GAVI.

Seth Berkley tha për gazetën zvicerane NZZ, se botën e pret një rrugë e gjatë deri te vaksina për koronavirusin.

“Fatkeqësisht, ne realisht nuk e dimë se cila vaksinë do të funksionojnë ose nëse do të arrijmë të krijomë një vaksinë. Nëse jemi me fat, ne do të kemi indikacionet e para gjatë vjeshtës mbi efektivitetin e vaksinës potenciale”, tha kreu i GAVI.

“Por, ende ka kohë derisa të miratohet një substancë e cila më pas do të jetë e qasshme në sasi të mëdha për popullsinë e botës”, shtoi ai.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim në përpjekjen për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se duhet të ketë marrëveshje ndërkombëtare për të ndërtuar kapacitete që sa më shpejt të zbulohet një vaksinë e tillë.

Berkley i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të publikojë udhëzime mbi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit – kur ajo të zbulohet – me qëllim që vaksina të mos shkojë së pari vetëm te të pasurit, por të gjithë njerëzit në nevojë të kenë qasje në të.

Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG