Tajlanda po teston një vaksinë për koronavirus në majmunë
Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus në majmunë pas rezultateve pozitive në minj, ka njoftuar Ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime Suvit Maesincee.
Maesincee ka thënë se hulumtuesit shpresojnë se do të kenë më shumë të dhëna rreth efektit të vaksinës, deri në muajin shtator.
“Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm tajlandezët. Kryeministri (Prayuth Chan-ocha) ka theksuar politikën se ne duhet ta zbulojmë vaksinën dhe t’i bashkohemi komunitetit që po punon në këtë drejtim”, ka thënë Suvit para gazetarëve të shtunën.
Për vaksinën tajlandeze është përdorur acid ribonukleik, i cili shtyn qelizat e njeriut që të prodhojnë antigjene, të cilat e aktivizojnë sistemin imunitar.
Kjo vaksinë është një prej të paktën 100 tjerave për të cilat po punohet në botë kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Restoranti me një tavolinë në Suedi
Në mënyrë që të respektohet distanca fizike, një çift nga Suedia ka hapur një restorant në një fushë ku ndodhet vetëm një tavolinë dhe ushqimi sillet me anë të një shporte të lidhur me litar nga kuzhina deri te tryeza.
Spanja do të rihapë turizmin ndërkombëtar në korrik
Spanja do të rihapet për turistët e huaj në muajin korrik, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Pedro Sanchez.
Ai nuk ka dhënë detaje specifike rreth masave eventuale që do të mund të zbatohen.
“Jam duke ju njoftuar se nga muaji korrik, hyrja për turistët e huaj në Spanjë do të rikthehet me kushte të sigurta”, u ka thënë ai gazetarëve.
Qeveria ka prezantuar më 4 maj një plan me katër faza për të dalë nga izolimi i aplikuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Numri i personave të infektuar dhe vdekurve në këtë shtet është duke rënë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ky shtet ka regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar dhe mbi 28,000 të vdekur me këtë virus.
Pavarësisht kësaj, Sanchez ka zgjatur të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme deri më 6 qershor.
Kjo njëherësh ka qenë hera e pestë që masa e “gjendjes së jashtëzakonshme” është shtyrë në Spanjë.
Përshëndetjet e së ardhmes?!
Drejtori i Institutit amerikan për Alergji për Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci, ka thënë së fundmi: Të jem i sinqertë, nuk besoj se ndonjëherë do të shtrëgojmë duart. Në kohën e koronavirusit, me siguri që dëshironi të bëni përshëndetje në mënyrë të sigurt. Këtu janë disa sugjerime.