Vlera "R" dikton heqjen e masave të izolimit
Për më shumë ndiqeni video:
OKB-ja përsëri bën thirrje për një armëpushim global gjatë pandemisë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri përsëri thirrje palëve në konflikt, në të gjithë botën, që të zbatojnë një armëpushim, në mënyrë që bota të luftojë pandeminë e koronavirusit.
Në një raport para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të prezantuar më 21 maj, Guterres njoftoi se në vitin 2019, rreth 20,000 civilë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve në 10 vende të botës.
Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Afganistan. Rreth 10.392 persona javë vrarë gjatë vitit 2019, nga të cilët 42 për qind ishin gra dhe fëmijë.
Sipas tij, miliona refugjatë në botë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.
Ai tha se pandemia ishte "testi më i madh me të cilin është përballur bota" që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara, 75 vjet më parë.
"OKB-ja ka bërë përpjekje serioze për të mbrojtur civilët, veçanërisht në vendet e prekura nga konflikti, sistemi shëndetësor i të cilave është i dobët", tha Guterres.
Ai paralajmëroi se disa palë të caktuara mund të përfitojnë nga pandemia dhe të intensifikojnë konfliktet, sepse vëmendja e qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar është përqendruar në zgjidhjen e krizës shëndetësore.
Si e ka infektuar Agroni "gjithë ndërtesën" me COVID-19
Në shumë vende të botës janë lehtësuar masat e izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Megjithatë, ekspertët dhe zyrtarët shëndetësorë po bëjnë thirrje për respektim të masave të higjienës dhe distanicimit fizik.
Kjo infografikë tregon vetëm për disa nga mënyrat sesi mund të përhapet virusi.
Bullgaria do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendet e BE-së
Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, ka hequr një ndalim të hyrjes së vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare.
Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Qytetin e Vatikanit.
Ministria tha se "njerëzit që vijnë në Bullgari do të vazhdojnë të kalojnë 14 ditë në karantinë".
Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohet më për qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë "përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese".
Të martën, Bullgaria tha se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit.
Ekonomia e Bullgarisë është në masë të madhe e varur nga turizmi.
Numri i rasteve të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri ka pësuar rënie.
Bullgaria deri më tani ka regjistruar 2.331 raste të infektuarve me koronavirus dhe 120 vdekje.