Zyrtarët shëndetësorë të Francës optimistë që nuk do të ketë valë të dytë të epidemisë
Franca gjatë 24 orëve ka regjistruar 83 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri.
Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.
Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.
Patrick Pelloux, presidenti i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.
"Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur", shtoi ai, duke theksuar nevojën që të vazhdohet me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse.
Vetëm një rast i ri me COVID-19 në Kosovë
Nga 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, të enjten në Kosovë është konfirmuar vetëm një rast me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
"Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Të enjten nuk njoftohen për ndonjë pacient që është shëruar nga koronavirusi i ri.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.004 raste të infektuarve, prej të cilëve 29 kanë vdekur dhe 772 janë shëruar.
Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.
Deri më tani janë testuar 12.551 persona.
Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.
Tre të infektuar dhe një i vdekur nga COVID-19 në Kroaci
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë konfirmuar tre raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2.337.
Prej tyre, 1.978 pacientë janë shëruar.
Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe për një rast të vdekjes nga sëmundja, duke e çuar numrin e viktimave në 97.
Kroacia, duke filluar nga mesi i javës tjetër do të bëj më shumë lehtësime në masat e izolimit.
Nga 27 maji, është planifikuar që në ambiente të mbyllura të lejohen tubimet e deri 100 personave, ndërkaq në ato të hapura deri në 300.
Iftar virtual me nënën