Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:11 21.5.2020

Si po i llogarisin shtetet rastet e vdekjeve nga COVID-19?

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë dy vendet që kanë numrin më të lartë të rasteve me koronavirus në botë.

Që nga 20 maji, SHBA-ja është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve.
Megjithatë, Rusia renditet në vendin e 19-të për numrin e raportuar të vdekjeve nga koronavirusi. Gjithnjë e më shumë, ekspertët po hulumtojnë të dhënat e saj, pasi dyshojnë se diçka nuk është në rregull me metodologjinë e Moskës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

14:52 21.5.2020

Shefi për Covid-19 i Sicilisë arrestohet pas dyshimeve për ryshfet

Koordinatori i Sicilisë për koronavirus, Antonio Candela dhe nëntë zyrtarë tjerë shëndetësorë janë arrestuar, pas dyshimeve se kanë marrë ryshfet nga kontratat për pajisje dhe shërbime, ka thënë policia italiane.

Kontratat mund të përfshijnë pajtueshmëritë e arritura nga viti 2016, në vlerë të gati 600 milionë eurove.

Kryetari i Palermos, Leoluca Orlando e ka quajtur këtë incident si “sistem jashtëzakonisht serioz të korrupsionit”.

Dyshohet se vlera totale e ryshfetit të premtuar ka qenë të paktën 1.8 milion euro, kanë raportuar mediat italiane.

Candela tani është në arrest shtëpiak, derisa Fabio Damiani, që udhëheq Autoritetin Shëndetësor të Trapanit, është në mesin e të ndaluarve.

Italia – sidomos rajoni i Lombardisë – ka qenë një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga koronavirusi i ri.

Kjo pandemi ka përballur sistemin shëndetësor të Italisë me presion të madh kur ka qenë fjala për staf, pajisje dhe financa.

14:17 21.5.2020

Të gjitha shkollat në Skoci do të rihapen nga 11 gushti

Të gjitha shkollat në Skoci do të rihapen nga 11 gushti, ka thënë Ministrja e parë e këtij vendi, Nicola Sturgeon.

Stafi do të rikthehet gjatë muajit qershor për të përgatitur klasat për “modelin e kombinuar” të shkuarjes në shkollë dhe mësimit në shtëpi.

Ajo ka thënë se hapat qeveritarë për lehtësim të izolimit janë domosdoshmërisht gradualë – pasi ata duhet të përputhen me “monitorim të virusit”.

Një total prej 14,856 personave në Skoci janë prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, një rritje prej 105 nga një ditë më parë, ndërkohë që numri total i pacientëve të vdekur ka arritur në 2,221.

13:54 21.5.2020

Përshëndetjet e së ardhmes?!

Drejtori i Institutit amerikan për Alergji për Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci, ka thënë së fundmi: Të jem i sinqertë, nuk besoj se ndonjëherë do të shtrëgojmë duart. Në kohën e koronavirusit, me siguri që dëshironi të bëni përshëndetje në mënyrë të sigurt. Këtu janë disa sugjerime.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG