Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:16 21.5.2020

Testet e antitrupave synojnë të tregojnë një pamje më të gjerë të pandemisë

Sa persona janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, duke mos pasur simptoma? A janë imunë pacientët e shëruar nga një infektim i dytë? Nëse po, për sa kohë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që studiuesit po mundohen t’u japin përgjigje në Çeki, Gjermani dhe vende tjera duke përdorur testet e antitrupave.​

Testet e antitrupave synojnë të tregojnë një pamje më të gjerë të pandemisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

12:56 21.5.2020

OBSH: Bota e pasur duhet t’iu kushtojë vëmendje të varfërve

Pandemia me koronavirus është duke pasur ndikim të madh në vendet e varfra andaj shtetet e pasura duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus, David Nabarro.

“Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse”, ka thënë ai.

Si rezultat, ka shtuar ai, të ardhurat e njerëzve janë duke u zhdukur brenda natës.

“Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, ka deklaruar ai.

“Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada”.

Deklarata e tij vjen në ditën kur numri i rasteve të infektuarve me këtë virus në botë ka arritur në mbi 5 milionë. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

12:04 21.5.2020

EasyJet do të rikthejë disa fluturime në qershor

Kompania britanike, EasyJet do të rikthejë disa fluturime më 15 qershor, derisa pasagjerëve dhe pjesës tjetër të stafit i është thënë se duhet të vendosin maska.

Kjo linjë ajrore ka njoftuar se do të rifillojë me një “numër të vogël” të fluturimeve, ku ka kërkesë të mjaftueshme nga konsumatorët.

Ndër fluturimet e para do të jenë ato brenda vendeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Në kuadër të masave të reja për siguri dhe higjienë, është thënë se gjatë fluturimeve nuk do të shitet ushqim, dhe se do të ketë pastrim të shtuar të aeroplanëve.

Pajisjet dezinfektuese është thënë se do të jenë të qasshme për pasagjerët.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Johan Lundgren ka thënë se “këta janë hapa të vegjël por të kujdesshëm”.

Kjo linjë ajrore të pranuar të martën se nëntë milionë pasagjerëve u janë hakuar adresat elektronike dhe detajet e udhëtimit.

Megjithatë, sipas saj, “nuk ka të dhëna se është keqpërdorur ndonjë prej të dhënave personale”.

11:36 21.5.2020

QKUK: Një pacient vazhdon të ketë gjendje të rënduar nga koronavirusi

Në Klinikën Infektive, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një pacient vazhdon të jetë në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit.

Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar tetë pacientë me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e pacientëve të tjerë, pesë janë në gjendje stabile, derisa dy janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Marrë parasysh të dhënat e fundit në Kosovë, numri të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 1,003, të shëruar janë 772 persona, derisa 29 pacientë kanë vdekur.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG