Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
08:29 21.5.2020

Evropa "duhet të përgatitet për valën e dytë" të koronavirusit

Çështja e valës së dytë të infektimit me koronavirus në Evropë, nuk është më një teori, sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon.

“Pyetja është se kur se sa e madhe, kjo është pyetja sipas qasjes sime”, ka thënë Ammon, drejtore e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ammon, ish-këshilltare për qeverinë gjermane, ka folur për herë të parë për përditshmen britanike, The Guardian prej kur ka nisur kriza.

“Duke shikuar karakteristikat e virusit, duke shikuar atë që vjen tani nga disa shtete sa i përket imunitetit të popullit – e që nuk është lajm shumë i gëzueshëm, në mes të 2 dhe 14 për qind, kjo lë ende 85-90 për qind të popullsisë të ekspozuar – virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt…Nuk dua të pikturoj diçka të vrazhdë, mirëpo mendoj se duhet të jemi realistë. Sepse tani nuk është koha për relaksim komplet”, është shprehur ajo.

Deklarata e saj vjen një ditë pas raportimit të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, numri i rasteve të infektuarve ka arritur në mbi 5 milionë, ka treguar të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

07:55 21.5.2020

Pesë milionë persona të infektuar me koronavirus në botë

Një ditë pas raportimit të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, numri i rasteve të infektuarve ka arritur në mbi 5 milionë, ka treguar të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas tij, aktualisht në botë janë prekur nga virus 5,000,038 derisa 328,172 prej tyre kanë vdekur.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

23:00 20.5.2020

UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990.

Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë.

"Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura - mund të ndryshojë këtë ritëm", tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

"Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura", tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së.

Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar.

22:21 20.5.2020

Vendet e varfra, të goditura nga virusi dhe uria

Vendet e varfra, të goditura nga virusi dhe uria
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:47 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG