Spanja raporton për 95 viktima të reja nga COVID-19
Të mërkurën në Spanjë u regjistruan më pak se 100 viktima nga koronavirusi.
Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 95 viktima nga sëmundja COVID-19, qe e shkakton koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 27,888.
Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur, për një periudhë 24 orëshe.
Të mërkurën u regjistruan 416 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000.
Spanja, së bashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe, janë ndër vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit.
Protesta në mbarë botën kundër izolimit
Katërmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Të mërkurën (20 maj) në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja me koronavirus.
"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike (IKSHPK).
Nga të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1.003.
Në njoftim, po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 772 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
"Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë.
Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.
Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.
Pandemia vs. Privatësia: Gjurmimi i koronavirusit nxit shpresë dhe frikë
Krahas rritjes së numrit të testimeve për koronavirus, gjurmimi i kontakteve konsiderohet shumë i rëndësishëm për të frenuar shpërthimet e reja të sëmundjes, COVID-19, që shkakton ky virus, teksa masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen në gjithë botën.
Gjurmimi i kontakteve ka qenë ne zemër të betejës kundër sëmundjeve bartëse për dekada, duke përfshirë fruthin, HIV-in dhe Ebolan.
Zhdukja e një lloji të lisë në fund të viteve 1970, dikur një prej sëmundjeve më të tmerrshme në botë, ka kërkuar një përndjekje të ashpër të kontakteve, me qëllim të identifikimit të individëve të infektuar, izolimit të tyre dhe imunizimit të komuniteteve që kanë rrezikuar prekjen nga kjo sëmundje.
Mirëpo shpejtësia e përhapjes së koronavirusit e ka bërë të vështirë gjurmimin tradicional, ku përfshihet intervistimi i pacientëve, rreth asaj se kë kanë parë dhe ku kanë qenë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.