Konjufca: Seanca e thirrur nga Qeveria, sa për të vjedhur kohën e opozitës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se mosfillimi i seancës së thirrur nga Qeveria, po bëhet “sa për vjedhur kohën e opozitës për seancën e thirrur” nga ta.
"Kjo shtyrje që nuk po përfundon kurrë është sa për vjedhur kohën e opozitës për seancën e thirrur”, tha Konjufca.
“Me fjalë të tjera kemi të bëjmë më një veprim të qëllimshme që po i shërben edhe kryetari i Kuvendit, që çdo dy orë të shtyjë seancën, në mënyrë që Hashim Thaçi të shkojë në takim me (Aleksandar) Vuçiqin, dhe ai të mos ketë asnjë pengesë", tha Konjufca.
Veseli i fton deputetët të hyjnë në sallë
Shumica e deputetëve të partive në pushtet, tashmë janë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë deputetët që të jenë në sallë për të vazhduar punimet.
Në seancë pritet të votohet për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria.
Seanca e opozitës pritet të nisë në orën 19:30
Zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se seanca e thirrur nga opozita është planifikuar të nisë në orën 19:30.
Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme me qëllim të miratimit të një rezolute e cila do të ndalonte presidentin Hashim Thaçi, që në dialogun me Serbinë, të mos flasë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e ekipit negociator të Qeverisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk ka kuorum për të votuar për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
“Për këtë aryse ne duhet të mendojmë që vazhdimi i seancës të bëhet kur të kemi kuorum”, tha Veseli.
Veseli po ashtu tha se seanca e thirrur nga opozita, do të mbahet në orën 19:30.
Facebook Forum