Opozita nuk ka kuorum për të nisur seancën
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga partitë opozitare, nuk ka mundur të nisë, për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shpalli 30 minuta pauzë.
Të pranishëm në sallë ishin edhe katër deputetë të partisë në pushtet, Nismës Socialdemokrate bashkë me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës.
Opozita po kërkon që të miratojë një rezolutë për të ndaluar, siç ka ka thënë, presidentin Hashim Thaçi, që në dialogun me Serbinë në Bruksel, të flasë për “shkëmbimin e territoreve” apo “korrigjimin e kufijve”.
Seanca e opozitës shtyhet për të enjten
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me kërkesë të nënkryetarit të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, e ka shtyrë seancën e jashtëzakonshme të opozitës për të enjten në ora 10:00.
Shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së numrit të deputetët në sallë, për të formuar numrin e mjaftueshëm për kuorum.
Facebook Forum