Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 5 shtator
Kuvendi i Kosovës, 5 shtator

Pa kuorum në seancat e jashtëzakonshme

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin direkt të zhvillimeve në Kuvend.

Kuvendi nuk arriti që të miratojë ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita nuk arriti që të fillojë për mungesë kuorumi.

Informacionet e fundit nga Kosova, rajoni dhe bota, mund t'i ndiqni në faqen tonë të internetit, evropaelire.org.

Na ndiqni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter dhe Instagram.

13:44 4.9.2018

Pacolli pret emërimin e ekipit negociator

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, vonesën e vazhdimit të seancës e ka arsyetuar me faktin që sipas tij, grupet parlamentare kanë ende nevojë për mendime e konsultime.

Megjithatë, ai ka shprehur besimin se grupi negociator i propozuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, ku bën pjesë edhe vet Pacolli, do ta ketë përkrahjen e Kuvendi dhe do të marr numrin e mjaftueshëm të votave.

"Grupi për dialog që është propozuar nga Qeveria do të kalojë sot në Kuvend dhe do të ketë legjitimitet të plotë që të shkojë në Bruksel dhe të dialogojë me serbët", tha Pacolli.

Pacolli tha se grupi i cili do të bisedoi me serbët, nuk ka kompetenca që të flasë në Bruksel për ndryshim e kufirit me Kosovës dhe Serbisë.

"Ndryshimi i kufijve nuk nënkupton ndarjen e territoreve te Kosovës, por ndoshta ka për synimi demarkacioni", tha Pacolli.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli

13:48 4.9.2018

Kuvendi në pauzë deri në orën 16:30

Zyra për media në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se me kërkesën e iniciuesit të seancës se sotme të jashtëzakonshme, Kuvendit shkon në pauzë deri në orën 16:30. ​

Kjo seancë është thirrur me kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të votuar për ekipin negociator në dialog me Serbinë.

Kuvendi është në pauzë që prej orës 11:00.

(Video: Kryeministri Haradinaj prezanton ekipin negociator të emëruar nga Qeveria)

Seanca për ekipin negociator
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

14:40 4.9.2018

Hoti: Teuta Rugova po merr pjesë në seancë pa pëlqimin e LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se pjesëmarrja në seancën e jashtëzakonshme të deputetes së kësaj partie, Teuta Rugova, është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së.

Deputetja Teuta Rugova në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria
Deputetja Teuta Rugova në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria

LDK dhe partitë e tjera opozitare bojkotuan seancën e thirrur me kërkesën e Qeverisë për ekipin negociator në dialogun me Serbinë.

Hoti thotë se secili deputet i LDK-së “e ka për obligim” të respektojë qëndrimet e partisë.

16:48 4.9.2018

Shtyhet sërish rinisja e seancës për ekipin negociator

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sërish është shtyrë rinisja e seancës së sotme të jashtëzakonshme. Seanca, sipas një njoftimi për media, pritet të rinisë në orën 18:30.

Sipas njoftimit, shtyrja është bërë me kërkesë të iniciuesit të seancës së sotme, përkatësisht Qeverisë së Kosovë.

Seanca, që u thirr nga Qeveria, nisi në ora 9:00, me qëllim që të votohet ekipi negociator në dialogun me Serbinë.

Kuvendi është në pauzë që prej orës 11:00.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG