Të akuzuarit në rastin Banjska: Njëri mohon fajësinë, dy nuk deklarohen
Dy të akuzuar në rastin Banjska, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, nuk u deklaruan rreth fajësisë në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 9 tetor. Ndërkohë, i akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq, tha se nuk është fajtor. Gjykata nuk bëri të ditur se si do të procedojë me këtë proces gjyqësor, nëse do të gjykohen vetëm tre të arrestuarit apo do të procedojë me gjykim në mungesë edhe për 42 të akuzuarit e tjerë, përfshirë udhëheqësin e grupit, Millan Radoiçiq.