Serbët protestojnë kundër vendimit të Kurtit për zgjedhjet serbe
Serbët në Kosovë protestuan në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë më 25 mars, për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Serbisë që t’i drejtohet me kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve, kërkesë të cilën Beogradi e ka refuzuar.