Ndërlidhjet

Beograd, 15 mars 2025
Beograd, 15 mars 2025

Vuçiq thotë se pushteti "e kuptoi mesazhin" nga protesta në Beograd

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët - të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë - organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

"Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë", tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.

11:16 15.3.2025

Pezullohet transporti publik në Beograd

Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.

11:13 15.3.2025

Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë raporton se një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

10:53 15.3.2025

Studentët nisin të mblidhen në Beogradin e Ri

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.

Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

10:51 15.3.2025

Traktorët në Sheshin e Studentit

Traktorët vazhdojnë të jenë të parkuar në Sheshin e Studentit, njërën prej pesë pikave në të cilat do të mblidhen studentët.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë kuptuar se shoferët janë nisur me traktorët e tyre prej shumë pjesëve të Serbisë: Bogatiqit, Shabacit dhe Obrenovacit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG