Mbështetës të ish-presidentit brazilian, politikanit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, hynë me dhunë dhe përdhosën Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën Supreme të Brazilit, gjatë 8 janarit, teksa trazirat i ngjasuan sulmit të dy vjetëve më parë ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhuna në Brazili, që zgjati disa orë, theksoi polarizimin e thellë që ende po mbërthen vendin, disa ditë pas inaugurimit të presidentit majtist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale të tetorit 2022. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pasojat e sulmit ndaj institucioneve në Brazil

13
Rrëmuja brenda Kongresit brazilian, pas hyrjes me dhunë të mbështetësve të ish-presidentit Bolsonaro, më 9 janar 2023.

14
Një person duke inspektuar dëmet, pasi mbështetësit e ish-presidentit brazilian Bolsonaro sulmuan pallatin presidencial, në Brazili, më 9 janar 2023.

15
Njerëz duke ecur pranë mobilieve të dëmtuara, pasi mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Bolsonaro, hynë me dhunë dhe përdhosën pallatin presidencial në Brazili, më 9 janar 2023.

16
Dritare dhe mobilie të dëmtuara pas trazirave në Pallatin Planalto, në Brazili, nga mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro, më 9 janar 2023.